Kryetari që ka problem me ligjin shkarkon drejtorin e akuzuar

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, i cili aktualisht përballet në gjykatë për shkelje ligji ka shkarkuar nga detyra drejtorin e suspenduar të Ekonomisë dhe Financave, Mehmet Butuc, me arsyetimin se ka shkelur ligjin, shkruan sot Koha Ditore.

Në vend të tij ka emëruar drejtorin e ri, Ertan Simitçi, në bazë të propozimit të pranuar nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP).

Shefi i ZIP-it i Komunës, Ymer Berisha, të mërkurën ka pohuar se ky vendim i Mujës shkon në drejtim të funksionalizimit të DEF-it. Ai ka konfirmuar lirimin nga detyra të ish-drejtorit, Butuc.

“Ish- drejtori i DEF-it, Mehmet Butuc, ka pasur probleme me ligjin dhe kryetari Muja si masë të parë ka marrë suspendimin e tij. Pastaj, kryetari nuk ka vepruar më tej dhe ky problem ka kaluar në nivelin partiak. Tashti KDTP-ja ka vlerësuar se dëshiron që ta ndërrojë Mehmet Bytycin me Ertan Simitçiun dhe kryetari Muja ka pasur gatishmërinë që ta respektojë marrëveshjen e koalicionit, dhe emrin e propozuar nga KDTP-ja e ka sjellë me vendim të tij në kabinetin e vet si drejtor të DEF-it”, është shprehur Berisha.

Ndërsa Ertan Simitçi ka konfirmuar se është emëruar në këtë post.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit