11.6 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Kryeziu dhe Muharremi të padëshirueshëm për nëndegët e LDK-së

EqremKryeziu-HanefiMuharremiNëndegët e LDK-së në Prizren nuk dëshirojnë që Eqrem Kryeziu dhe Hanifi Muharremi, të jenë kandidatë për kryetar të këtij qyteti. Përfaqësuesit e këtyre nëndegëve këmbëngulin që dy kandidatët nuk duhet të riciklohen në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se përfaqësuesit e nëndegëve kanë kërcënuar se nëse në këto zgjedhje emërohet njëri prej këtyre dy kandidatëve për kryetar të Prizrenit, atëherë do të shikohet mundësia e bojkotimit të zgjedhjeve. “Të gjitha nëndegët janë të intersuar që në këto zgjedhje LDK-ja të dal fituese, por dyshojnë se dy kandidatët e propozuar mund të arrijnë fitoren”, tregon burimi i “PrizrenPress-it” .

Mbi 20 nëndegë të LDK-së në Prizren, dy ditë më parë kanë kërkuar nga lideri i tyre, Isa Mustafa, që të përzgjidhet me marrëveshje kandidati për kryetar të Prizrenit. Përfaqësuesit e këtyre nëndegëve i kanë propozuar Mustafës, që të mbahet një Kuvend, i cili do të nxjerrë një kandidat të pakontestueshëm nga askush. “Kërkojmë edhe nga Kryesia e LDK-së në Prizren, që emërimi i kandidatit për kryetar të Prizrenit, të dalë me marrëveshje gjithëpërfshirëse duke dëgjuar edhe zëri i të gjitha nëndegëve”, thuhet në kërkesën e nëndegëve të LDK-së në Prizren, dërguar liderit të tyre Isa Mustafa.

Edhe pse LDK-ja në Prizren, ka dërguar dy emra për kryetar, atë të Eqrem Kryeziut dhe Hanifi Muharremit, Kryesia në Prishtinë, nuk ka bërë emërimi i asnjërit prej tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) Dega në Zhur, ndërkaq ka propozuar Nijazi Ademajn për kandidat për kryetar të Prizrenit. Emri i Ademajt është dërguar edhe në Kryesi të LDK-së në Prishtinë.Dega e LDK-së në Prizren dhe ajo në Zhur, nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët në përzgjedhjen e kandidatit për kryetar të Prizrenit.

Këto dy degë të LDK-së, në mungesë të gjetjes së një kandidati të përbashkët, veç e veç, i kanë dërguar propozimet e tyre në Prishtinë për kryetar të Prizrenit. Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se nëse Isa Mustafa e mbanë një Kuvend të punës, me marrëveshje mund të emërohet një kandidat që nuk është propozuar deri më tash nga asnjë Degë apo nëndegë. ”LDK-ja në Zhur, Nijazi Ademajn e ka nxjerrë si propozim pasi që Dega e LDK-së në Prizren, ka injoruar Zhurin dhe nëndegët e tjera. Por, nëse arrihet një marrëveshje edhe Ademaj mund të bie prej kandidimit”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Jalen Riley – përforcimi i ri i Bashkimit

KB Bashkimi ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për fazën përfundimtare të stinorit, duke prezantuar basketbollistin amerikan Jalen Riley. Playmaker-i 182 cm i gjatë, i...

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë takon drejtorët e shkollave

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëresha Krasniqi, e shoqëruar nga stafi i drejtorisë, ka mbajtur sot një takim...

Lajmet e Fundit