Kryeziu, Hodaj, Krasniqi dhe Islamaj, sot në gjykatë

NijaziKryeziu-PDKNë Gjykatën Themelore të Prizrenit sot mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kryesuesit të KK të Prizrenit, Nijazi Kryeziu, ish-shefit të grupit të këshilltarëve të LDK-së, Haziz Hodaj, dhe dy zyrtarëve ligjorë të KK të Prizrenit, Ibrahim Krasniqi dhe Visar Islamaj, të cilët në bazë të padisë subsidiare të ish-këshilltarit të LDK-së, Ridvan Hoxha, akuzohen për kryerjen e veprave penale shpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe legalizimin e përmbajtjes së pavërtetë. Seanca mbahet në ora 10:00.

Ish-këshilltari i LDK-së, Ridvan Hoxha ka konfirmuar mbajtjen e seancës gjyqësore.

“Po sot mbahet seanca e radhës”, konfirmoi Hoxha për “PrizrenPress” .

Ridvan Hoxha në seancën e parë fillestare ka paraqitur akuzat e tij ndaj katër personave të sipërpërmendur, me ç’rast ka kërkuar nga Gjykata që padia e tij në bazë të fakteve të dëshmohet dhe ata të shpallen fajtorë për kryerjen e veprave penale. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit