19.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

VLAN mund të rishikojë marrëveshjen

Blloku VVDuket se jo i gjithë blloku është për zgjedhje të reja. Njëri nga partnerët e Bllokut LVAN, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj është shprehur kategorik kundër zgjedhjeve të reja.
Burime brenda Blloku i kanë thënë Gazetës Blic se Limaj ka kërkuar nga treshja Mustafa- Haradinaj e Kurti që vendi të mos shkoj në zgjedhje të reja, por të gjindet zgjidhja, në mënyrë që të formohen institucionet.
Merret vesh se Limaj ka kërkuar që zgjidhja të bëhet bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Nuk ka nevojë që të shkohet në zgjedhje të reja kur ka një shumicë parlamentare. Nëse është nevoja Limaj ka thënë se partia e tij nuk do të merr asnjë post në qeveri, prandaj ka kërkuar që edhe tre liderët tjerë të reflektojnë në mënyrë që të formohen institucionet”, i ka thënë Gazetës Blic një burim brenda Bllokut.

Fatmir Limaj edhe në një intervistë që e ka dhënë për emisionin “Rubikon” të KTV-së ka thënë se nuk bënë që të shikohen interesat personale, kur është në pyetje qeveria Thaçi 3.

“Projekti ynë është që të mos ketë qeveri Thaçi 3 dhe për të arritur këtë synim s’duhet askush prej nesh të shikojë interesat personale”, ka thënë Limaj.

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë për Gazetën Blic se nuk ka nevojë që të shkohet në zgjedhje kur ka zgjidhje.

“Qëndrimi i Nismës për Kosovën ka qenë dhe vazhdon të mbetet se përderisa ka zgjidhje, zgjedhjet përjashtohen”, tha ai.

Sherifi ka thënë se jo vetëm Nisma, por edhe tri partitë tjera janë unike se nuk ka nevojë që të ketë zgjedhje të reja.

“Tanimë jo vetëm që të gjithë e dimë, por edhe e kemi konfirmuar se shumica parlamentare është krijuar dhe si rrjedhojë zgjedhjet vijnë në shprehje. Në këtë pikë nuk kemi dallime me partenerët e koalicionit”, tha ai për Gazetën Blic.
Mirëpo, Albin Kurti pas takimit me Jahjagën, para disa ditësh tha se partia e tij është e gatshme nëse do të ketë zgjedhje të reja.

Ndërkohë, sot ka raportuar Gazeta Blic se Blloku LVAN është i gatshëm që të heq dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, mirëpo sipas burimeve brenda Bllokut ekziston rreziku që presidentja Jahjaga do të marrë si precedent rastin e kryetarit të Kuvendit dhe nuk do të nominoj mandatarin e dytë, në rast se Hashim Thaçi, si i nominuari i PDK-së, nuk arrin që t’i marrë votat e mjaftueshmë në Kuvend, për ta themeluar qeverinë.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, nëse Blloku LVAN do të merret vesh që PDK-së t’ia votoj kandidatin e saj për kryeministër, atëherë mund të të vij edhe deri te rishikimi i marrëveshjes ndërmjet LVAN-it.
Sipas këtij burimi janë disa ide që po diskutohen. Mirëpo, një nga idetë ndoshta më të realizueshme, do të ishte që posti i kryeministrit të ndahet në dy periudha kohore, pra dy vjet qeverinë ta udhëheq Isa Mustafa, në mënyrë që ky pastaj të kaloj në pozitën e presidentit, dhe dy të tjera qeverinë ta drejtoj Ramush Haradinaj.

Edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi kishte kërkuar që të rishikohet marrëveshja ndërmjet LVAN-it. Sipas tij, posti i kryeministrit duhet t’i takoj LDK-së, e cila është partia më e madhe, e jo AAK-së. Idenë e tij e ka përkrahur edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Në anën tjetër, PDK sic merr vesh gazeta Blic me ngulm është duke kërkuar që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, për faktin se nuk po gjen partner për bashkëqeverisje, dhe se nuk është e gatshme që të dalë në opozitë. / Gazeta Blic

Më Shumë

Ndahen afro 700 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka pritur në takim kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati. Durmishi dhe Kastrati, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Malishevës...

Sot Ylli – Trepça, finalja e katërt e serisë finale

Sot në Therandë zhvillohet përballja e katërt finale mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Mitrovicasit po udhëheqin 2:1 në serinë finale dhe nëse fitojnë do...

Lajmet e Fundit