10.7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Kryeziu: Koha ka ardhur që LDK-ja t’i fitojë zgjedhjet në Prizren

EqremKryeziu-ldkKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu është shprehur i sigurt se në nëntor do t’i fitojë zgjedhjet. Ai tha se ka ardhur koha që LDK-ja të rikthehet në Prizren. “Koha ka ardhur që LDK-ja të kthehet në skenë në mënyrë të fuqishme”, tha Kryeziu.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, të shtunën, është takuar me përfaqësuesit e nëndegëve të LDK-së në Prizren. Ai tha se fitorja e LDK-së në nëntor do të jetë e madhe dhe bindëse.“LDK-ja në zgjedhjet e fundit i pat fituar zgjedhjet me një diferencë të vogël, por sic e dini ajo fitore u modifikua dhe kërkush nuk e dinë se ka shkojë ajo fitore”, tha Kryeziu.

Kryeziu tha se personalisht nuk ka pasur dëshirë që të riciklohet për kryetar të Prizrenit.“Unë kam qenë që Hanifi Muharremi të jetë kandidatë për kryetar të Prizrenit, por Kryesia vendosi kundër vullnetit tim dhe u detyrova të pranojë”, tha ai.

Sipas tij, LDK-ja është partia më e mira se sa partitë e tjera. “ Këtë na thanë edhe miqtë e partive tjera, kur rrimë privatisht për kafe”, tha Kryeziu. Ai u shpreh i bindur se LDK-ja në këto zgjedhje do të hyjë më e organizuar edhe sa i përket aspektit të ruajtjes së votës.” Në këto zgjedhje do të jemi më të organizuar edhe në vjeljen e votës, por edhe në ruajtjen e saj”, premtoi ai.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu nuk është shprehur i shqetësuar për përcarjet e brendshme të LDK-së. Sipas tij, përcarjet në jetën politike janë normale. “ Nuk e shoh shumë problem. Kur të ofrohen zgjedhjet, abienti do të ndryshojë dhe besoj se në atë ambient do të shkrihen të gjithë “, tha Kryeziu.

Ai, ka kërkuar nga përfaqësuesit e nëndegëve të LDK-së, që të jenë të kujdesshme në përzgjedhjen e kandidatëve për Asamblenë Komunale. “LDK-ja si anëtare e Partisë Popullore e Evropës, e ka përgjegjësi më të madhe për imazhin e listës”, tha Kryeziu. Sipas tij, vërejtja më e madhe që LDK-ja ka marrë nga Partia Popullore e Evropës, është mungesa në përfaqësim e të rinjëve. “ Përveç kësaj të nominuarit duhet të jenë figura të respektuara në ambientin ku jetojnë “.

Kryesia është ndalur edhe në qeverisjen shtatë vjeçare të Prizrenit. Ai tha se për shtatë vite sa ka qeverisur LDK-ja, ka qenë një befasi edhe për miqtë perëndimor.“Kemi qeverisur me duar të pastra”, tha Kryeziu./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 5 të pandehurve për veprën [penale...

Vjen klipi i “Nan” – kënga që do të pëfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Videoklipi zyrtar i këngës “Nan” kënduar nga Alis është publikuar. Artisti shqiptar me këtë këngë do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 70-të të Eurovision...

Lajmet e Fundit