Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi dëme materiale dhe shqetësoi banorët e zonës.

Në një prononcim për Sinjalin, Kadolli tha se shpërthimi ka ndodhur pranë pronës së tij, ndërsa si pasojë është dëmtuar një automjet që ndodhej afër vendit të ngjarjes.

Ai tha se nuk ka dyshime konkrete për ndonjë person dhe se nuk është në dijeni të ndonjë arsyeje që mund të ketë çuar deri te ky incident.

“Ngjarja nuk do të ndikojë në ushtrimin e profesionit të tij si avokat. Përkundrazi, ai vlerësoi se çdo tentativë për ta frikësuar apo penguar në punën e tij ka rezultuar e pasuksesshme”, tha ai.

“Shpërthimi ka ndodhë në kufi me shtëpinë time. Më është dëmtuar një makinë që e kam pasur afër. Nuk dyshoj në askënd, nuk kam të keqe me kërkënd, punoj si avokat”, deklaroi ai.

Tutje, Kadolli shtoi se nuk do të tërhiqet nga aktiviteti i tij profesional pavarësisht ngjarjes së ndodhur.

Rasti është duke u hetuar nga organet e rendit, të cilat deri më tani nuk kanë bërë të ditur informacione zyrtare lidhur me autorët apo motivet e mundshme të shpërthimit. Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale.

Më Shumë

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit