Kryeziu: Ndryshimi në Prizren po vjen me kërkesën e qytetarëve

EqremKryeziu-FR LDKForumi Rinor i LDK-së, prezantoi mbrëmë në Prizren pjesën e ofertës së LDK-së për rininë. Në këtë takim me të rinjtë ka marr pjesë edhe kryetari i Degës së LDK-së, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu. Ai duke iu drejtuar të rinjve tha se qytetarët e Prizrenit janë të pakënaqur me keqqeverisjen aktuale të PDK-së, prandaj e kërkojnë ndryshimin dhe qeverisje korrekte.

“Qytetarët e Prizrenit e dëshirojnë ndryshimin, dhe qeverisje korrekte. Qytetarët kërkojnë që LDK-ja ta marr drejtimin e qytetit”, tha Kryeziu.

Ndërkaq, kryetari i FR të LDK-së, Armend Ibrahimi u shpreh i entuziazmuar me angazhimin e të rinjve prizrenas, ashtu si në tërë Kosovën edhe në Prizren po shihet forca motorike e të rinjve të cilët po garantojnë fitoren e madhe të LDK-së.

“Kjo është koha e rikthimit të madh, koha e shpresës për Prizrenin, andaj të gjithë së bashku të bashkohemi për Kosovën”, tha Ibrahimi.

Në këtë takim zyrtarët e lartë të Forumit të rinisë paraqitën pjesën e programit të LDK-së të rinjtë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit