32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Kuçi: Kushtetuta e Kosovës ndërtoi bazamentin e shtetit

Sot bëhen 16 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Miratimi i saj ishte një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për Kosovën.

Ish-kryetari i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Kosovës, Hajredin Kuçi, tha për RTK se Kushtetuta e Kosovës ka reflektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës për shtet sovran dhe të pavarur, për ruajtjen e tërësisë territoriale, por edhe obligimet që Kosova i ka marrë në atë kohë në bisedimet në Vjenë.

Kuçi bëri me dije se në hartimin e saj janë marrë mbi 100 kushtetuta të tjera. “Ne kemi qenë të kujdesshëm të bëjmë krahasimet, kemi marrë mbi 100 kushtetuta të vendeve të tjera që i kemi krahasuar që nga preambula deri në dispozitat përfundimtare e kalimtare”, tha ai. Kuqi tha se kanë marrë edhe krahasime edhe nga Kushtetuta e Kaçanikut, për shkak të historisë.

Ndryshe Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të të njëjtit vit. Si akti më i lartë juridik në vend, Kushtetuta e Kosovës u garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Nëpërmjet Kushtetutës së saj, Kosova është definuar si një shtet i pavarur dhe sovran, me një sistem demokratik të qeverisjes dhe me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si vlera themelore të shoqërisë. Kushtetuta e Kosovës gjithashtu mbron dhe promovon diversitetin kulturor dhe gjuhësor të vendit dhe siguron një ambient të sigurt dhe paqësor për të gjithë qytetarët e saj.

Kushtetuta e Kosovës, e cila në pjesë të madhe rrjedh nga pakoja e Ahtisarit, i dha të drejta specifike minoriteteve që jetojnë në Kosovë.

16 vjet pas miratimit të kushtetutës, Kosova vazhdon të përballet me sfida, por ka arritur të promovojë vlerat e saj kushtetuese, duke ndërtuar një shoqëri të lirë, demokratike dhe të hapur për të gjithë qytetarët e saj.

Për këto vite Kushtetuta e Kosovës ishte amendamentuar disa herë./ RTKlive

Më Shumë

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Komuna e Prizrenit apelon për kujdes ndaj zjarreve

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që po mbizotëron në rajon, Komuna e Prizrenit ka ngritur alarmin për rrezikun në...

Lajmet e Fundit