Kuçi, pas skandaleve në Qendrën e Paraburgimit, nesër në Prizren

Pas skandaleve të shpërthyera në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, vizitën nesër në këtë ent korrektues e ka paralajmërua ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, njofton kumtesa nga Ministria e Drejtësisë.

Pritet që me këtë rast Kuçi të flasë për masat që po ndërmerren pas skandaleve që shpërthyen e pas të cilave u suspenduan 7 zyrtarë korrektues.

Për t’i ikur përgjegjësisë ose për ta zbutur sado- kudo përgjegjësinë, dje ka dhënë dorëheqje drejtori i Qendrës së paraburgimit në Prizren.

Më Shumë

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

Lajmet e Fundit