31.6 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Kuçi: Zafir Berisha nuk e ka pasur për të keq kur më ka quajtur mangup

Kuci-hajredin5-30Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka qenë i matur gjatë komentimit të tij rreth fjalës ‘mangup’, i cili cilësim i erdhi nga deputeti i Nismës, Zafir Berisha.

Mbase tha të mos e ketë dëgjuar fjalimin e Berishës gjatë seancës së Kuvendit, megjithatë, ai tha se me Zafirin janë miq të moçëm.“Nuk e kam dëgju… jemi miq moti me Zafirin”, tha Kuçi përmes telefonit për KALLXO.com.

Pavarësisht asaj se çka ka thënë deputeti i Nismës, Kuçi nuk e merr për të keq.

“Nuk e besoj se e ka pasur me të keq”, shtoi Kuçi.

Për më tepër, deputeti i Nismës, Zafir Berisha, gjatë diskutimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës e ka quajtur ‘mangup’ ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin.

Deri te ky cilësim erdhi, pasi që mungesa e ministrit Kuçi në seancën e Kuvendit e ka penguar deputetin Berisha.

“Mua po më vjen keq që para se me fillu kjo pikë e rendit të ditës ministri Kuçi iku dhe jam i bindur se si të përfundojë, ai do të vijë. E kam pas një pyetje të lehtë si rast eklantant ai si Ramadan Mujës. Si mund një i dënuar për krim dhe korrupsion të ligjëroj. Edhe pse nuk është këtu ai na përcjell siç e njoh unë çfarë mangupi është ai na përcjellë”, tha Berisha.

Pas kësaj fjalie, kryeparlamentari Kadri Veseli ia tërhoqi vërejtjen duke i thënë që ai të ketë kujdes në fjalor.

Por Zafir Berisha e mori krejt normale fjalën ‘mangup’.

“Është në fjalorin e gjuhës shqipe fjalori mangup dhe nuk e thash ashtu siç ju e kuptuat”, u arsyetua Berisha.

Më Shumë

Zaimina Vasjari lajmërohet nga jahti, pozon me bikini

Zaimina Vasjari ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet luksoze që po kalon në një jaht, në një prej...

MKRS-ja pas aktakuzës ndaj zyrtarëve të Urbanizmit në Prizren: Asetet kulturore u shkatërruan qëllimshëm

Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Bislim Bislimi, ka mbajtur sot një konferencë për media pas ngritjes së aktakuzës ndaj dy...

Lajmet e Fundit