21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Zbulohen detaje të raportit të Ulrike Lunacek për ikjet masive

UlrikeLunacekMegjithë progresin e arritur nga autoritetet e Kosovës, Prishtina duhet patjetër të luftojë më ashpër rrjetin e trafikantëve që po mundësojnë largimin ilegal të kosovarëve drejt vendeve të BE-së, thuhet ndër të tjera në raportin e rregullt të deputetes evropiane, Ulrike Lunacek, e cila është raportuese për Kosovën në parlamentin evropian.
I njëjti raport thotë se autoritetet në Prishtinë duhet gjithashtu të sqarojnë në mënyrë të qartë për opinionin në Kosovë që pothuajse nuk ka fare mundësi për të fituar statusin e azilit në vendet e BE-së.

Këto pjesë të raportit janë zbuluar nga ‘European Western Balkans’, thotë se draft raporti i Lunacekut që do të votohet në parlamentin evropian, ‘nënvizon me shqetësim të lartë papunësinë e lartë, veçanërisht tek të rinjtë’, transmeton Gazeta Blic.

Raporti gjithashtu nënvizon rënien e madhe të investimeve të huaja direkte në çerekun e tretë të vitit të kaluar, ndërsa iu bën thirrje autoriteteve në Kosovë që të përmirësojnë ambientin e të bërit biznes, me theks të veçantë për bizneset e vogla dhe ato të mesme.

Në këtë dokument gjithashtu i bëhet thirrje Komisionit Evropian që të ofrojë asistencë për ndërmarrësit e rinj përmes fondeve të Para Anëtarësimit (IPA), duke përfshirë edhe lidhjet me ndërmarrës të vendeve të Bashkimit Evropian.

Në fund, Lunacek vlerëson: “raporti im gjithashtu do e bëj të qartë se BE duhet të bëj më shumë që t’i jap Kosovës një perspektivë reale të anëtarësimit, si për shembull përmes udhërrëfyesit tejet të vonuar për liberalizim të vizave. Dialogu për vizat ka filluar në nëntor të vitit 2011, një sinjal i rëndësishëm për normalizim dhe stabilizim. Mirëpo, të bëhem e sinqertë dhe reale: qeveria e mëparshme ka arritur të bëj shumë në aspektin teknik, mirëpo ministrat e brendshëm të BE-së duhet të japin aprovimin e tyre për liberalizim të vizave. Rritja e numrit të qytetarëve të Kosovës që po largohen nga Kosova, përfshirë edhe romët, ashkalinjtë dhe shqiptarët, po dërgon sinjal shumë të keq: Sa më shumë kërkues të azilit ka nga Kosova në vendet e BE-së, aq më e vështirë bëhet procesi i liberalizimit të vizave, edhe nëse Kosova të ketë të gjitha kushtet teknike nga Prishtina. Mirëpo, unë ju garantojë se së bashku me shumicën e pjesëtarëve të Parlamentit Evropian do të vazhdojmë të bëjmë presion për liberalizim të vizave dhe dhënien fund të izolimit të papranueshëm të qytetarëve të Kosovës”.

Më Shumë

Presidentja Osmani përkujton 46 anëtarët e familjes Berisha që u masakruan 25 vjet më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 46 anëtarët e familjes Berisha të cilët u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre në Suharekë,...

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

Lajmet e Fundit