11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Kujdes me kë rri

 

Se ç’ma prishi gjumin një ëndërr n’mesnatë,
Tmerrin që përjetova akoma e druaj n’mesditë,
Se ç’më kapi për fyti një dorë e ligë!
Fytyrën e kish t’mbuluar me një fashë të zezë,
E unë shpejt u ngrita për t’u vetmbrojtë,
Në dyluftim e sipër arrita t’ia shoh sytë!

Shumë ma leht do ta kisha,
Sikur ti të ishe ik,
E unë kurr mos e kuptoja se na ishe ti!

Po ja, ç’ti bësh?!
Kështu e ka jeta,
Ajo na mëson çdo ditë,
Kujdes më kë rri,
Ujku kurr nuk t’bëhet mik i shtëpisë!

Abdullah V. Thaçi

Më Shumë

Nasheci drejt shndërrimit në pikë të rëndësishme turistike

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Adem Morina, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe...

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Lajmet e Fundit