32.5 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Kujt i dërgoi mesazh Zafir Berisha përmes fotografisë duke goditur thesin e boksit

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka folur për një fotografi të tij që e publikoi pas rezultatit në zgjedhjet lokale në Prizren.

Berisha në dpt te Fidani në T7 tha se fotografia ku ai shihet duke goditur thesin e boksit u publikua me qëllim që të përcjellë një mesazh.

“Një mesazh për ata që kishin dilemë për veprimet e mija në politikë vecanërisht për rrethanat në balotazh. Fotografia është bërë në një fushatë më herët kur kam vizituar klubin e boksit në Prizren. Këtë fotografi nuk e kam pasur, pasi ndodhi fitorja dikush ma dërgoi. Një mik më tha është mirë me e postu në Facebook. Si zakonisht hkrimet dhe fotografitë e mija bëhen lajm brenda 5 minutave”, tha Berisha.

Berisha tha se ky ishte një mesazh për ata që kanë dyshuar në fuqinë e tij politike.

“Mesazhi ka qenë për ata që e kanë vënë në pikëpytje fuqinë time politike jo fizike. Nuk jam boksier, kam bërë ushtrime por jo pse kam pasur dëshirë me dalë në ring, pa ndonjë qëllim të caktuar thjeshtë një mesazh të shkurtë. Mesazhi jepet me fotografi jo me fjalë, jo rastësisht thuhet një fotografi sa 1 mijë fjalë”,shtoi ai.

“Ka pasur edhe të atillë që nuk i kanë besuar goditjeve përfundimtare të mija”, kishte shkruar Berisha në mbishkrimin e fotografisë në Facebook.

Ndryshe gara e balotazhit në Komunën e Prizrenit, ka qenë mjaft e ngushtë mes kandidatit të LVV-së, Mytaher Haskuka dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj.

Më Shumë

Albion Kurtaj zyrtarizohet te Liria

Skuadra prizrenase, Liria ka konfirmuar afrimin e futbollistit Albion Kurtaj, i cili do t’i bashkohet repartit ofensiv për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. “Sulmuesi anësor...

Një urim për Rexhep Qosen

Nga Ben Bulshi Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë. Me google maps...

Lajmet e Fundit