11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kujtim Gashi: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, pastër dhe mbrojtëse

Deputeti i PDK-së nga Prizreni, Kujtim Gashi ka reaguar pas arrestimeve të djeshme nga ana e EULEX-it.

Ai thotë se secili pjesëtar i UÇK-së, që është ftuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe vendore, për 21 vjet, është përgjigjur me korrektësinë absolute.

Postimi i plotë

Asnjë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka luftuar për emrin e tij, por vetëm në emër të idesë së lirisë. Sot, ata po privohen nga liria në mënyrë absurde.

Pamjet e arrestimeve dhe bastisjeve në Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për fat të keq, kthejnë prapa kujtesën e kohëve më të padëshiruara.

Vrazhdësia e shfaqjes së njësive të armatosura është simbol i represionit. E në Kosovë, represioni ringjall vuajtjen dhe traumën e rëndë të së kaluarës që ka përjetuar populli i Kosovës, secila familje, secili qytetar.

Demonstrimi i sotëm ka qenë tërësisht i panevojshëm.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, e pastër dhe luftë mbrojtëse.

Secili pjesëtar i UÇK-së, që është ftuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe vendore, për 21 vjet, është përgjigjur me korrektësinë absolute. Kjo gatishmëri ekziston edhe sot.

Nuk ka nevojë për demonstrim të forcës. Nuk ka nevojë të provokohet nga askush dhe për asnjë qëllim kjo traditë e bashkëpunimit, e cila duhet të mbetet gjithnjë e tillë. Kosova ka qenë dhe mbetet shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare, dhe ky është një fakt i njohur botërisht.

Qeveria dhe institucionet përgjegjëse duhet ta njoftojnë opinionin publik për këto zhvillime shqetësuese. Qytetarët kanë nevojë për qartësi.

Pasiguria e krijuar te qytetarët nga skenat e sotme është evidente. Por, në këtë kohë të sfidave të mëdha, qetësia është e domosdoshme për vendin tonë, Kosovën.

Më Shumë

Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët e të lihen të lirë kriminelët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e...

Kurti pranon nga Nagavci raportin e teksteve të rishikuara për klasat 1-9

Kryeministri Albin Kurti e konsideron thelbësor rishikimin e teksteve shkollore për cilësinë e arsimit dhe edukimit në Kosovë. Këtë deklaratë ai e ka bërë...

Lajmet e Fundit