2.6 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Kujtim Gashi shkarkon 105 punëtorë!

105 punëtorë që ishin angazhuar në Ministrinë e Kulturës dhe Rinisë dhe Sportit gjatë qeverisës “Mustafa” me marrëveshje për shërbime të veçanta, janë shkarkuar të premtën e kaluar nga ministri i MKRS-së Kujtim Gashi.

Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda këtij dikasteri. Sipas këtyre burimeve, të shkarkuarit kanë qenë kryesisht anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, të cilët në atë kohë ishin angazhuar me një vendim të ministrit të atëhershëm të MKRS-së, Kujtim Shala.

“Të premtën ministri i MRKS-së Kujtim Gashi, ka marrë vendim që të shkarkohen të gjithë punëtorët që janë angazhuar me kontratë – marrëveshje për shërbime të veçanta në vitin 2015 nga ish-ministri Shala”, pohuan burimet brenda MRKS-së.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar zyrtarët për informim të MKRS-së mirëpo këta të fundit nuk janë përgjigjur në pyetjet e redaksisë.Një nga të shkarkuarit nga kjo ministri, në kushte anonime deklaroi për “Gazeta Blic” se vendimi i ministrit Gashi për shkarkimin e tyre ka qenë me prapavijë politike, pasi që siç tha ai “në krye të kësaj ministrie është një njeri i PDK-së dhe nuk do që të punojë me njerëz të subjekteve tjera politike, e ne kemi qenë anëtarë të LDK-së.

”Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë mbështetjen e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të udhëhequr me vendin më 9 shtator. /Gazea Blic/

Më Shumë

Gjysmëfinalet e Kupës premtojnë emocione të forta në Prizren

Sot është dita e gjysmëfinaleve në Final 8 Kupën e Kosovës për Ligën e Parë te meshkujt. Në sfidën e parë do të përballen Proton...

Drejtoria e Urbanizmit procedon lejen për ndërtimin e 35 shtëpive për familjet skamnore në Prizren

Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Florent Ukaj, ka njoftuar se sot është proceduar leja për ndërtimin e 35 shtëpive për familjet skamnore të komunës. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ Sipas...

Lajmet e Fundit