28.3 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të .

“Poezitë janë të pa redaktuara.Ndryshe poezitë e para i  kam shkruan si maturant i gjimnazit në Prizren, e pastaj edhe si mësues (1967, 68, 69) në fshatin tim, të botuara në gazetën Flaka e Vllazimit të Shkupit”, shkruan Musliu.

 

BALADA PËR TY

E kërkoj rrugën në sytë e përlotur, dhe këndoj këngën e pafund, në horizontin e pikëllimit.
Sytë më ndihmojnë që ta gjejë atë rrugë, në qetësinë e pacaktuar, të vdekjes sime.
Me kot e thërras diellin, të humbur në ditën tënde, kur trëndafili i zbuluar, u zhduk në iluzion të shuar.
Ngadalë po shndërrohem në të kaluarën dhe i përkëdheli kujtimet, që më përngjajnë në ty…!
(Beograd, nëntor 1974)

KUR TË VDES

Kur të vdes edhe qiellin kam me e mbyllur me dry, ndërsa qiriri ka me qenë i vetmi ngushëllim imi.
Mos u pikëllo për mua, lot mos derdh. Mos ia trego askujt zemrën, të plagosur me pikëllim dhe atë, që me mua ke dashur me qenë e lumtur…!
(Beograd, dhjetor 1974)

JAM LODHUR
I lodhur jam nga këto gënjime, që po ikin, të skuqura nga turpi, aty, pranë meje.
I lodhur jam, dhe përplot dëshirë të trentë që të të mallkoj, dhe që përsëri të shkoj të blejë lule edhe për të njëzetenjëtën herë…!
(Beograd, nëntor 1974)

ASAJ
Sytë më janë bërë si lule pa ujë në këtë ditë, kur atë e shoh të mjerë. Goja s’ më shkon me i folur e me e përsëritur, këngën e vjetër n’ atë derë.
Asaj ia fala dashurinë e parë të pranverave të mia, nën hijen e zbehtë të perëndeshës së natës. Dhe puthjet e para të ditëve të rinisë time.
Valët e jetës vazhdojnë këngën n’amnezisë në det, mua më dhemb zemra për te. Se ëndrra dhe jeta pa gëzim kanë me i mbetur. O, por prapë më dhimbset se pa fat paska le.
Të kujtohet mbrëmja kur besën ma dhe, dhe fjalët më të bukura të dashnisë mi the. Por shpejtë më harrove, kinse kurrgja nuk qe, dhe nga fjalët tua bota çuditet me ne.
Dy herë të kam shtrënguar e di, veç se këngën dhe puthjen më s’ta due. Të uroj jetë e gëzime por nuk ki. O jeta jote me kaq paska deshtue. E  A S A J …?
(Zapllugje, shkurt 1968)

Më Shumë

Kanosi stafin dhe ekspozoi armën në “Finca” – kapet me pistoletë dhe 30 fishekë i dyshuari nga Prizreni

Një rast i kanosjes me armë zjarri është zbuluar në Prizren, ku Policia ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë një person që ishte në...

Gjendet i vdekur një burrë në Dragash

Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në banesën e tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Dragash dhe...

Lajmet e Fundit