11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Kukës, vdes në maternitet gjatë lindjes nëna dhe foshnja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mesnatë në maternitetin e Kukësit. Raportohet se një nënë 40-vjeçare dhe foshnja e saj kanë humbur jetë gjatë lindjes.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 08.30, ku u njoftua se gjatë lindjes ka gjetur vdekjen Nurije Poçi, rreth 42 vjeçe, banuese në Kukës, së bashku me foshnjën e saj.

Viktima së bashku me foshnjën, ndodhen në morgun e spitalit të Kukësit. Ekspertët mjeko-ligjore të ardhur nga Tirana si dhe grupi hetimor, po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Familjarët kanë dyshime për çfarë ka ndodhur, ndërsa janë në pritje të kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore. Ata thonë se ngjarja është e dyshimtë prandaj edhe kanë kërkuar hetime të mëtejshme për rastin në fjalë.

Gruaja ishte nënë e gjashtë fëmijeve dhe kishte shkuar në spital për të lindur fëmijën e shtatë, të seksit mashkull.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje të rëndë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar më tej rreth ngjarjes tragjike.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1669 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Lajmet e Fundit