Kunata e pranoi se e kreu vrasjen 67-vjeçares në Dragash

Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara e ka pranuar se e ka kryer vrasjen e 67-vjeçares në Dragash.

 

Sipas policisë, ajo këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, njofton Klan Kosova.

“Pas ballafaqimit me prova të reja e dyshuara në prezencën e avokatit mbrojtës e ka pranuar se ka kryer vrasjen. Këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur. Nga njësitit e forenzikës janë sekuestruar prova të reja. Me urdhër të Prokurorit te rastit e dyshuara ndalet në ndalim policor për 48 orë”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës

Vdekje e dyshimtë në Dragash ri kualifikohet si “Vrasje e rëndë”

Prizren, 27 Dhjetor 2022

Me 26.12.2022, ora 05:00 policia ka marr informatën se në fshatin Kuk,, KK Dragash ka ndërruar jetë një grua e moshës 67 vjeçare (S.D). Trupi pa jetë është gjet në shtëpinë e saj në fshatin Kuk.

Pasi që e njëjta më herët e ka pas të raportuar një rast dhunë në familje dhe bazua dhe në ankesën e një qytetari, nga policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, në konsultim me prokurorin dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar është vendos që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim nga mjekët specialistë për të konstatuar shkakun e vdekjes.

Në ora 12:30, mjeku kujdestar I QMF Brodosan, pas kontrollit dhe ekzamenit fillestar në vendin e ngjarjes ka vërejtur se ne trupin e se ndjerës ka dyshime se ka shenja të dhunës. Me qëllim që të sqarimit të shkaktarit të vdekjes nga policia është hap rast “ Vdekje e dyshimtë”.

Sektori Rajonal i Hetimeve pas kryerjes së ekzaminimit mjekoligjor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorit kanë ri intervistuar kunatën e viktimës , të dyshuarën N. A e lindur në vitin 1958.

Pas ballafaqimit me prova të reja e dyshuara në prezencën e avokatit mbrojtës e ka pranuar se ka kryer vrasjen. Këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur. Nga njësitit e forenzikës janë sekuestruar prova të reja. Me urdhër të Prokurorit te rastit e dyshuara ndalet në ndalim policor për 48 orë.

Vepra penale është ri kualifikuar si vepër

“Vrasje e rëndë”.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të ndërmarrin të gjitha veprimet e mëtutjeshme të nevojshme në bashkëveprim me prokurorin e rastit.

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Lajmet e Fundit