Kundërshtarët politik po i frikësohen Haxhi Avdylit

Fatmir Memaj LDKAnëtari i Kryesisë së LDK-së në Prizren, Fatmir Memaj, ka vlerësuar se fushata e fundit kundër kryetarit të Degës Haxhi Avdylit, tregon qartë rivalët politikë kanë filluar të kuptojnë fitoren e këtij subjekti politik në këtë qytet. Sipas tij, Haxhi Avdyli ia ka kthyer shpresën elektoratit të Prizrenit.

“Këto ditë ka filluar një fushtë propagandistike kundër kryetarit të LDK-së, dr. Haxhi Avdylit. Kjo fushatë , në të vërtetë, nuk është e orientuar vetëm kundër tij, por është e orientuar kundër degës së LDK-së në Prizren, sepse tashmë është e qartë që LDK do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen së shpejti në Prizren, natyrisht pas verdiktit që do të dalë nga Gjykata e Apelit, për vërtetimin e dënimit të kryetarit tashmë të dënuar, Ramadan Muja”,shkruan Memaj në Facebook.

“Qytetarëve të komunës së Prizrenit,pas reformimit të degës së LDK-së në Prizren, iu është shtuar shpresa për një kthesë të mirëfilltë në demokracinë e këtij qyteti, për kthimin e një logjike qeverisëse transparente dhe të përgjegjshme. Për këtë flasin vizitat e panumërta të qytetarëve që këto ditë kanë vërshuar në zyrën e LDK-së në Prizren. Kjo tregon se disponimi qytetar për një ndryshim edhe në qeverisje është shumë evident”.

“Të frikësuar nga ky disponim i qytetarëve (të cilin natyrisht e vërejnë kundërshtarët politikë) kanë filluar të lansojnë dezinformata dhe ”analiza” për kryetarin e degës, dhe për asambleistët e LDK-së. Dhe kush i bën këto lansime dhe me porosi të kujt?”.

“Një aktivist i VV-së, natyrisht ish pdk-ist, të cilin a ka kapur paniku. E ka kapur paniku, sepse LDK po rikthehet fuqishëm dhe sigurisht që kundërshtarëve iu humbet shpresa për fitore. Ndoshta, nga nostalgjia që ka për PDK-në, ia mvesh dikuj tjetër atributin e vet për kontribut ndaj PDK-së”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit