Ymeri të dielën prezanton kandidaturën

visar ymeriVisar Ymeri këtë të diele do të prezantohet si kandidat për kryetar para anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, në një aktivitet që do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

“Kandidati për kryetar, Visar Ymeri, ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin dhe nënshkrimet e nevojshme mbështetëse për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje! Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm ka miratuar mbajtjen e një aktiviteti për zgjedhjet e brendshme, ku kandidati Visar Ymeri do të prezantojë planin e tij për angazhim dhe ndryshim për tre vitet e ardhshme. Prezantimi do të mbahet ditën e diel, data 15 shkurt, orën 14:00, te Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë. Në përfundim të prezantimit që do të bëjë kandidati për kryetar, Visar Ymeri, pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të kenë mundësi t’i shtrojnë pyetje Visar Ymerit lidhur me kandidaturën dhe planin e tij”, është thënë në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje!

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit