9.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Kur bëhen pagesat për punëtorët që e humbën punën në Kosovë?

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi është deklaruar rreth ekzekutimit të pagesave prej 300 euro për tre muaj për ata që kanë humbur vendet e punë, pas 29 shkurtit e deri më tani.

Ai ka thënë se tërheqja e Trustit dhe neneve tjera që nuk kërkojnë miratimin e buxhetit të ri mund të zbatohen këtë vit. Por nene të tjera sipas tij nuk mund të zbatohen pa ligjin e buxhetit të vitit 2021.

Ky është postimi i tij i plotë:

Informatë me shkas

Shumë mediume dhe qytetar këto ditë po më shkruajnë e po pyesin se kur do të filloj ekzekutimi i pagesave prej 300 eurove për ata që kanë humbur vendet e punës dhe po ashtu kur do të filloj implementimi i mbështetjes për biznese duke u mbështetur në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike (LRE).

Në pamundësi të përgjigjeve individuale po i`u njoftoj se disa nene të LRE mund të fillojnë të zbatohen këtë vit siç është rasti me tërheqjen e mjeteve të trustit, ose edhe nene tjera që nuk kërkojnë miratimin e Ligjit për buxhet për vitin 2021.

Por disa nene të LRE nuk mund të zbatohen pa kaluar Ligji i buxhetit për vitin 2021 sepse kërkojnë që për implementimin e tyre të ketë ndarje buxhetore, të përcaktohet Institucioni që do të implementoj këto nene, të përcaktohen kriteret dhe mënyra e aplikimit të përfituesve. Kjo nënkupton që pagesat për ata që kanë humbur vendet e punës dhe mbështetja në vazhdim për biznese janë të lidhura me aprovimin e Ligjit të buxhetit për vitin 2021.

Lus qytetarët dhe bizneset që nuk kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre ( në ATK dhe të mirëmbajnë aktive llogaritë e tyre bankare),ta bëjnë këtë, për të mos pasur vonesa në pranimin e mjeteve në momentin e ekzekutimit të pagesave./Gazeta Express/

Më Shumë

Përkujtohet Beteja e Kabashit në Prizren – një nga betejat më heroike të UÇK-së

Sot, për nder të 27-vjetorit të Betejës së Kabashit, zyrtarë të ekzekutivit të Prizren, së bashku me familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave...

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit