27.6 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025

Kur ne gëzohemi kur na vjen rryma!

Adrian Çollaku

Ditën e enjte NASA e dha një lajm të madh. Se është zbuluar një planet, i ngjashëm me tokën, ku mund të zhvillohet jeta pa asnjë problem.

E, derisa Bota merrej me këtë lajm kaq të madh, në Ferizaj kishte ndodhur diçka e jashtëzakonshme- ishin vendosur semaforët.

Dhe për disa ditë, qytetarët e Ferizajt dhe një pjesë e qytetarëve tjerë të vendit iu gëzuan këtij lajmi, i cili ishte më i “rëndësishmi” edhe për mediet…

Edhe sot pasdite, poashtu e patëm një tjetër lajm tjetër të mirë e të gëzueshëm, se qenka stabilizuar paksa furnizimi me rrymë.

Sidomos, pas atij lajmit që na e dha kryeministri i vendit, Isa Mustafa, duke na i humbur “shpresat” se Kosova gjendet në një krizë sa i përket furnizimit me energji elektrike.

E, problemet tona nuk përfundojnë me furnizimin me rrymë…

Uji, poashtu është një problem i madh. E, gjithë Kosova ka problem me të, duke filluar nga Kryeqyteti, ku ka reduktime të ashpra, e tek fshatrat e thella, që ende nuk kanë të instaluar as rrjetin e ujësjellësit…

Problemet në Kosovë janë shumë shumë më të mëdha, por të mos thënë të panumërta…, që për vendet tjera, madje edhe afrikane, mund të duken absurde.

Po ku qëndron problemi tek, pse jemi në këtë gjendje kaq të mjerë?!

Nuk do të jetë shumë e vështirë të gjendet shkaktari. Emërues i përbashkët i të gjitha këtyre problemeve tona është politika dhe arsimi.

Politika përgjatë këtyre viteve, përpos që nuk arriti të bëjë asgjë të mirë, ajo përkundrazi shkatërroi gjithçka.

Dhe, pasojat e mëdha do t’i përjetojmë edhe me dekada, për shkak se u politizua arsimi dhe edukimi në vend, që do të duhej të ishin shtyllat kryesore për çdo shoqëri.

Mirëpo, ne dështuam.

Partitë në pushtet, sidomos PDK-ja, e deri diku edhe LDK, arritën që të fusin nën kthetra tërë arsimin, jo vetëm fillor, por edhe atë të mesëm, e sidomos atë universitar. Thjesht, institucionet arsimore, i panë si mekanizma që përmes të cilave arrijnë ta fitojnë votat, si dhe ta ruajnë pushtetin.

Dhe në fund të fundit, të prodhonin njerëz me diplomë, por të paditur, të prodhonin zyrtar me kravatë, por servil e injorantë…, që asnjëherë nuk do të mund t’ua rrezikonin pozitën e t’ia zinin vendin.

Derisa arsimi ynë ka ardhur në këtë nivel, ku nxirren kuadro që s’dinë shkrim e lexim, dhe si shoqëri e kemi pranuar fenomenin e kopjimit si diçka pozitive e normale, për të marrë një diplomë, mund të na ndodh që gjeneratat e reja të kenë probleme edhe me vendosjen e një semafori, siç ndodhi në Ferizaj, ku u gëzuam të gjithë, i madh e i vogël.

Për asgjë nuk duhet të çuditemi, derisa lejojmë që kjo klasë politike, e paditur e injorantësh, të në ka kontrolloj gjithçka, të na vjedh e të na degradojë çdo vlerë, skajshmërisht…

Më Shumë

Zhbllokohet Kuvendi, Dimal Basha i VV’së zgjidhet kryeparlamentar

Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Për ishin 73 deputetë, 30 kundër dhe 3 abstenime. Marketing https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/418308-2jy/ https://prizrenpress.com/hotel-albes-residence-qetesi-komoditet-dhe-evente-te-paharrueshme-ne-zemer-te-korishes-se-prizrenit/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Adnan Abrashi, publicisti që foli kur të tjerët heshtnin

Adnan Abrashi lindi më 21 dhjetor 1957 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa në vitin 1981 u diplomua...

Lajmet e Fundit