Kurti, familjarëve të viktimave në Krushë të Vogël: Veç shpirti juaj e di dhimbjen e asaj dite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qe i pranishëm në 23-vjetorin e Masakrës së Krushës së Madhe dhe në rivarrimin e shtatë viktimave të kësaj masakre.

Kurti tha se sot po i nderojnë shtatë burrat e atij vendi, të cilët po rikthehen në tokën e tyre, në siç e quajti ai, Krushën e Vogël të dhimbjes së madhe.

“Burrat dhe djemtë i grumbulluan në shtëpi e i vranë me breshëri plumbash. Të shtënat u dëgjuan në gjithë këtë zonë. Vec shpirti i juaj e di dhimbjen e asaj dite e gjurmët e pandreqshme e të përjetshme që ka lënë te ju”.

“112 shqiptarë u vranë në këtë masakër. 70 për qind e burrave dhe djemve të fshatit të moshës nga 13 deri 77 vjeç u zhdukën. 82 gra humbën bashkëshortet e tyre e 145 fëmijë mbeten pa baballarë”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, kreu i qeverisë tha se historia e shtetit të Kosovës nuk mund të shkruhet pa Krushën e Vogël e të Madhe.

“Nuk mund të shkruhet pa adresimin e dhimbjeve dhe tmerrit të përjetuar, dëmeve e vuajtjeve të shkaktuara. Historia jonë është e shkruar me mbi 400 masakra të kryera gjatë viteve 1998-99 në Kosovë. Kjo histori nuk mund të harrohet e as rishkruhet, asnjëherë të ndryshohet”, ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit