14.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

Kurti ia tregon Lajçak kushtet e tij për themelimin e Asociacionit

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti, kanë biseduar për kushtet e tij për themelimin e asociacionit, mirëpo nuk dha një qëndrim rreth tyre.

Pas takimit gati dy orësh me Kurtin, Lajçak para gazetarëve, tha se po ashtu kanë diskutuar për planin evropian për dialogun.

Ai po ashtu nënvizoi se Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë gjitha marrëveshjet e kaluara.

I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.

“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje për normalizim të raporteve”, tha Lajçak.

Ai shtoi se sonte vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd.

Më Shumë

AAK-ja mbështet “Marshin për Drejtësi” në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se e mbështesin marshin për drejtësi që organizohet këtë të...

Gjendet i vdekur në banesë një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në Prizren.Ai kishte ardhur nga mërgimi. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për mërgimtarin A. V....

Lajmet e Fundit