Kurti: Me 14 qershor mbahet mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë në Gjakovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka bërë të ditur se me 14 qershor do të jetë mbledhja e përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Kurti, gjatë fjalimit të tij ka thënë se kjo do të jetë mbledhja e tretë mes dy Qeverive në më pak se dy vjet.

“Sot një javë do të jetë mbledhja e përbashkët mes Republikës së Kosovës e Shqipërisë e treta në më pak se dy vjet. Në mbledhje e deri tanimshme kemi nënshkruar 41 marrëveshje bilaterale, 39 prej tyre kanë gjetur zbatim të plotë e dy të tjera janë në fazën finale”.

Kryeministri, tutje ka thënë se kjo mbledhje mes dy Qeverive do të mbahet në Gjakovë.

“Mbledhjet e përbashkët të dy qeverive nuk na bëjnë bashkë vetëm për një ditë, ato na ofrojnë për herë e më shumë si shoqëri e si popull kësaj radhe Gjakova do të bashkoj e marrëveshjet që do të nënshkruajmë do të na ofrojnë edhe më shumë”.

Kurti mbledh ministrat

Të enjten e shtatë qershorit, ministrat e kabinetit qeveritar do të mblidhen për ta mbajtur mbledhjen e radhës.

Mbledhja e Qeverisë pritet të nisë në orën 11:00.

Gjatë kësaj mbledhjeje në rend të ditës do të jenë 20 pika.

Një nga pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Po ashtu, pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Fondin Sovran të Kosovës.

 

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit