17.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Kurti në Dragash: Qeveria po mbështet prodhuesit vendor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen solemne të panairit të produkteve vendore Expo-Sharri në Dragash.

Kurti me këtë rast, ka premtuar mbështetje për prodhuesit vendor.

“Gëzohem shumë kur takoj ndërmarrës dhe shoh kompani vendore të orientuara nga prodhimi. Nuk ka interes më të madh për vendin tonë, sesa rritja e prodhimtarisë së kompanive, zgjerimi i kapaciteteve dhe depërtimi i tyre në tregje ndërkombëtare. Prodhimi është zhvillim e pavarësi, importi është varësi dhe varfërim, eksporti është progres. Në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, përveç qytetarëve kemi mbështetur edhe bizneset. Përmes mases 2.1 kemi subvencionuar 20 përqind të kredisë për bizneset”, tha Kurti.

Sipas tij, në vitet e kaluara eksportet kanë qenë 83,6 për qind më të larta krahasuar me vitin paraprak 2020,  kurse sivjet janë 29.5 për qind më të larta se sa në vitin 2021.

“Ky trend i rritjes ka bërë që raporti ndërmjet eksportit dhe importit të përmirësohet. Pritjet tona janë që ky hendek që kemi të zvogëlohet edhe më tej, përmirësimet janë të mëdha, megjithëse graduale, teksa synimi ynë është që Kosova me ndihmën e prodhuesve tanë të shndërrohet në ekonomi të orientuar kah eksporti”, tha ai.

Ai shtoi se përveç mbështetjes prej shtatëdhjetë milionë euro për bujqit dhe fermerët përmes subvecionimeve të kulturave të shumta bujqësore, këtë vit janë ndarë edhe pesë milionë euro për zhvillimin dhe promovimin e turizmit rural.

“Vitin e ardhshëm falë bashkëpunimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe organizatave ndërkombëtare parashihen edhe 20 milionë euro përkrahje për rritje ekonomike”, tha ai./RTK

 

Më Shumë

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Kryetari i Prizrenit viziton selinë e OKB’së

I pari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në ShBA, ishte edhe në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara...

Lajmet e Fundit