5.8 C
Prizren
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Afati për gomat e dimrit po ofrohet, rrezikoni të dënoheni nëse nuk i ndërroni ato

Afati ligjor për ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit në Kosovë po afrohet.

Ky afat për ndërrimin e gomave është 15 nëntori dhe, sipas ligjit, gomat e ndërruara të dimrit duhet të jenë të vendosura nga shoferët në automjetet e tyre deri më 15 mars.

Përveç ndërrimit të gomave, shoferët janë të detyruar me ligj që të jenë të pajisur edhe me zinxhirë, gjatë gjithë kohës së lartë cekur.

Me ligjet aktuale në fuqi, gjatë kushteve dimërore ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe i bashkësisë së mjeteve të cilat nuk i kanë të vendosura pajisjet dimërore.

Kushtet dimërore, sipas ligjit, nënkuptojnë rastet kur rruga është e mbuluar me borë ose kur në rrugë ka akull.

Shoferi, që drejton automjet pa pajisje dimërore në të ashtuquajturin sezon dimëror, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.

Sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.

Më Shumë

Lajmet e Fundit