3.2 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Kurti: Nuk do të marrim vaksina nga Rusia e Kina, orientimi ynë ka qenë gjithmonë drejt Perëndimit

Në momentin që do të zgjidhej kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjëja e parë që do të ndërmerrte në drejtim të luftimit të COVID-19 do të jetë edhe alokimi i fondeve të përshtatshme për vaksinimin dhe një program përparësish në lidhje me grupet shoqërore që duhet të vaksinohen së pari.

Në këtë drejtim, ka thënë Kurti, “kemi në plan të kemi 60 për qind të popullsisë të vaksinuar gjatë këtij viti, në bashkëpunim me BE-në”.

“Kur unë u largova nga detyra më 3 qershor të vitit të kaluar, kishim vetëm 30 vdekje dhe numri i njerëzve të kuruar ishte tre herë e gjysmë më i lartë se rastet aktive. Që kur kam lënë detyrën, kemi pasur më shumë se 1500 vdekje”, ka thënë Kurti në një intervistë për Euronews, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, kur është pyetur nëse është diskutuar që Kosova të pranojë vaksina nga Serbia siç ka bërë Maqedonia e Veriut, Kurti ka thënë se “ne planifikojmë ta diskutojmë këtë çështje me partnerët tanë, me vendet që na njohën dhe në veçanti me BE-në”.

Për më tej, ai është shprehur prerazi, sa i përket asaj nëse kjo është një “jo” ndaj vaksinave nga Serbia.

“Jo, ne nuk do të marrim vaksina nga Serbia, e cila merr vaksinat nga Rusia dhe Kina. Si për nga vlerat ashtu edhe për nga interesat, orientimi ynë ka qenë gjithmonë drejt Perëndimit”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Një deklaratë të tillë Kurti e ka bërë gjatë një interviste me Euronews, pak ditë pasi Vetëvendosje fitoi zgjedhjet në Kosovë. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Në Prizren kanoset një zyrtar policor, e në Suharekë një tjetër sulmohet fizikisht

Dy incidente të ndara ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë raportuar në raportin 24-orësh.   Sipas PK-së, në Prizren, të mërkurën rreth orës 19:00, është...

Çeku inspekton punimet në stadiumin e ri të Suharekës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vizituar sot Suharekën për të parë nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e ri...

Lajmet e Fundit