10.8 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Kurti: Nuk duhet të vonohemi në shpalljen e zgjedhjeve, kemi shumë punë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, tha se nuk duhet të ketë vonesa në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Kurti tha se duhet të vendoset një legjitimitet i ri në qeveri.

I pari i Vetëvendosjes shtoi se janë në pritje të vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

“Nga menaxhimi i pandemisë në rindërtimin e ekonomisë sonë dhe reformimin e sistemit tonë të drejtësisë, ne kemi shumë punë për të bërë, por jemi gati”.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka nxjerr një vendim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke shpallur si të pavlefshme votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Kushtetueja hodhi poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Ushtruesja e detyrës së postit të presidentit të Kosovës Vjosa Osmani, sot ka nisur takimet me liderët politikë ku temë diskutim ishin zgjedhjet, ndërkaq takimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Më Shumë

Hapet edicioni i 24-të i festivalit folklorik “Anadrinia Jehon”

Gjatë mbrëmjes së djeshme është hapur edicioni i 24-të i festivali folklorik “Anadrinia jehon”, festival ky i cili tashmë ka fituar një profil të...

582 gjoba dhe 22 urdhëresa – siguria në fokus të institucioneve në Suharekë

Në kuadër të Takimit të Koordinimit Lokal për Siguri, të mbajtur në Suharekë, përfaqësues të institucioneve komunale dhe forcave të rendit diskutuan masat për...

Lajmet e Fundit