5.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Kurti nuk i shkon as sot në takim Thaçit- Presidenti thotë se zhvillimet janë dramatike

Kryeministri Albin Kurti as sot nuk i ka shkuar në takim presidentit Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.  Thaçi ka thënë se është i gatshëm që në çdo kohë ta presë kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Kurti i cili nuk i ka shkuar na takim as të hënën kur presidenti i ka takuar krerët e partive politike, as sot nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Thaçi në një dalje para gazetarëve  ka thënë se i ka lënë tri orare për ta takuar Kurtin dhe i ka  bërë thirrje që të është i gatshëm ta presë kurdo që kryeministri Kurti dëshiron.

Thaçi ka thënë se është fatkeqësi që edhe sot kryeministri e ka refuzuar ftesën për takim dhe për të biseduar për zhvillimet dramatike në vend.

“Siç e dini në kuadër të angazhimeve kushtetuse për unitetin politik kemi zhvilluar konsulta më lideret institucional. Për fat të keq edhe pse kryeministri Kurti kishte konfirmuar për pjesëmarrje në takim 5 minuta para fillimit kishte anuluar. Unë përsëri edhe dje e kam,  ftuar që të takohemi të bisedojmë për zhvillimet e reja dramatike për Kosovën. Edhe sot kishte përsëri refuzim për të ardhur në takim në tri oraret që i kamë dërguar. Do të ishte në interes që të gjithë të shpenzojmë energji për unifikim. Kosova është atdheu i të gjithë qytetarëve të saj. Kryeministri duhet të merr vendin që i takon dhe mos të vonohet në vendimmarrje që e çojnë vendin në drejtim të gabuar historik që të jemi sa më shpejt pjesë e NATO-së”.”, tha Thaçi

Më Shumë

“Sulmi i Shqiponjave” – reflektim vizual mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren njofton se piktura e mjeshtrit Esat Valla, me titull “Sulmi i Shqiponjave”, përbën një reflektim të fuqishëm...

Fundjava e ‘nxehtë’ në Superligë, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 24-të e Superligës se Kosovës na jep një javë me emocione ku sytë do të jenë te derbi kryesor i javës, Ballkani...

Lajmet e Fundit