12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Kurti pret në takim përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane, i falënderon për kontributin

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim një delegacion nga Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane, të drejtuar nga kryetari i këtij Unioni, Nazmi Viqa.

Kurti falënderoi delegacionin për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë si platformë ekonomike në mërgatë.

Shefi i Qeverisë foli për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe i njoftoi për themelimin e Gjykatës Komerciale që pritet të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm, e që beson se do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja.

Duke shprehur interesimin për të krijuar një partneritet të ngushtë me mërgatën, Kurti tha se mirëpret gjithë ndërmarrësit nga mërgata që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve.

Ndër të tjera, në takim ku ishte e pranishme ishte edhe zëvendësministrja Liza Gashi, u diskutua edhe për brengat dhe sfidat që kanë bizneset. /Klankosova.tv/

Më Shumë

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

P.C Prizreni shpallet kampion i stinorit të rregullt me fitore bindëse

Proton Cable Prizreni ka mbyllur në mënyrë dominuese stinorin e rregullt në Ligën e Parë të meshkujve në basketboll, duke u shpallur kampion pas...

Lajmet e Fundit