31.6 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Kurti: Qeveria gaboi që bëri koalicion me Listën Serbe

AlbinKurti1205Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vlerësuar se largimi i Aleksandër Jabllanviqit nga qeveria është një mesazh i mirë se askush s’mund të luaj me popullin.

Kurti ka thënë se PDK dhe LDK nuk kanë pasur nevojë fare të bëjnë koalicion me Listën Serbe.
“Kanë mundur të bëjnë koalicion me Nenad Rashiqin”, ka thënë Kurti në intervistë për RTK.

Duke komentuar protestën e dhunshme që u mbajt javën e kaluar, Kurti ka thënë se për të më e rëndësishme është shkarkimi i Jabllanoviqit.

“24 janar kishte diçka më të rëndësishme se sa paqe apo dhunë dhe kjo është se të gjithë protestuesit votuan për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe pas 10 ditësh kryeministri shkarkojë Jabllanoviqin. Në protestën e 27 janarit ishte qëndrueshmëria e protuestsve për 6 orë edhe pse policia gjuante me plumba goma dhe me gazlotsjellës dhe ata nuk janë shpërnda”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, policia në të dy protestat kishte përdorur dhunë.

“Prandaj, kemi bërë kallëzim penal. ka polic që i kryejnë dy puna, atë të policit dhe punën partiake”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, nuk ka pasur barazi as në trajtimin mjekësorë në mes policisë dhe protesutusve.

“Polici i lënduar u dërgua në Turqi për trajtim, përderisa protestuesi po trajtohet në QKUK”.

Kurti ka mohuar se dhuna është qëllim i tyre.

“Pushteti nuk është qëllimi ynë, ngase pushteti nuk merret me dhunë. nuk bëhet fjalë për marrje të pushtetit, por kjo është shpifja ndaj nesh”, ka thënë Kurti.

Më Shumë

Zjarr në tokat përreth Mamushës

Në Komunën e Mamushës, për shkak të motit të nxehtë, kanë shpërthyer zjarre në tokat përreth. Zjarrfikësit e Mamushës intervenuan menjëherë. Raportohet se zjarri ka...

Dështon edhe përpjekja e 55-të për konstituim, s`kalojnë Haxhiu e Gërvalla

Ka dështuar edhe përpjekja e 55-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Në vazhdimin e parë të seancës konstituive pas aktgjykimit...

Thethi

Lajmet e Fundit