6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kurti: Serbia njeh vetëm gjuhen e presionit, trysnia nga Berlini dhe Parisi do të mund të sillte rezultate

Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar kritikat për sjelljen destruktive të Serbisë në procesin e dialogut të Brukselit.

Në një intervistë për ‘Top Chanel’, ai ka kërkuar nga SHBA-ja dhe BE-ja që ta shtojnë presionin ndaj Serbisë, duke shtuar se Beogradi njeh vetëm gjuhen e presionit.

Ai ka bërë me dije se rezultate do të mund të sillte sidomos presioni i Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Besoj se është e domosdoshme të bëhet më shumë trysni në Beograd, meqenëse Beogradi ka dëshmuar se ketë gjuhë e kupton më se miri. Serbia nuk është shtet demokratik, atje shteti bënë shumë trysni mbi popullin e vet, atje nuk pranojnë pluralizëm politik, nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe nuk sundon ligji mbi politiken, por politika mbi ligjin. Andaj, vetëm një përpjekje e përbashkët me trysni shtesë edhe nga ana e Brukseli dhe nga ana e Uashingtoni, por sidomos nga Berlini, Parisi dhe Roma do të mund të sillte rezultate. Është e domosdoshme kjo pasi që autoraktet bujarinë e kuptojnë si frikë apo si dobësi të palës tjetër”, ka thënë Kurti

Ai ka vlerësuar se Kosova qysh dje ka qenë e gatshme për marrëveshjen finale me Serbinë.

Qysh dje po te varej prej meje, por është e qartë se pala e cila nuk është konstruktive, pala e cila është agresive, ajo e cila nuk distancohet as nga e kaluara, pra Millosheviqi, dhe as nga e tashmja problemtike për kontinentin tonë, pra Kremlini e Putnit, është Beogradi zyrtar”, është shprehur Kurti.

Më tej, Kurti ka vlerësuar se Kosova është shtet më demokratik dhe më i pavarur se Serbia.

Ne si shtet demokratik dhe i pavarur jemi të bindur se jemi me demokratik dhe më të pavarur se Serbia. Ajo është një regjim hibrid, autokraci dhe në anën tjetër nuk është e pavarur nga Federata Ruse. Kjo bënë që ne ta kemi fqinjësi të vështirë, ndërkohë që dëshirojmë të kemi fqinjësi të mirë”, është shprehur Kurti.

Ajo ka përsëritur se përmes planit të BE-së Serbia e ka njohur de facto Kosovën.

Duke komentuar piken 7 të këtij planit, ai ka mohuar se vetëmenaxhimi është vetëadministrim apo vetëqeverisjes për serbët lokalë.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti ka treguar se arsyeja e vizitës së tij në Tiranë ishte njoftimi i krerëve të shtetit shqiptar me dakordimet e Brukselit dhe Ohrit.

Qëllimi i im ishte që në gjysmë të mandati të vijë dhe të takohem me krerët e shtetit shqiptar dhe të iu tregoj se ku ndodhet qeverisja e jonë. Por, sidomos t`i njoftoj ata për procesin e dialogut me Serbinë për këtë marrëveshjen e normalizimit që kemi arritur edhe në Bruksel më 27 shkurt edhe në Ohër më 18 mars, meqenëse ka shumë moskuptime, keqkuptime dhe keq interpretime dhe desha që nga dora e parë të njoftoj për ecurinë e procesit negociator dhe për elementet përmbajtjesore të kësaj marrëveshje, e cila është një e arritur e madhe për normalizim të marrëdhënieve”, është shprehur Kurti.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Lajmet e Fundit