13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kurti: Sipas Bankës Botërore, krahasuar me 10 vjet më parë Kosova ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind

 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se Kosova ka marrë “lavdërime të larta” nga Banka Botërore gjatë kësaj jave.

Kurti thotë se sipas këtij institucioni, krahasuar me 10 vjet më parë Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%.

“Lavdërime të larta për Kosovën nga Banka Boterore këtë javë. Sipas këtij institucioni, krahasuar me 10 vjet më parë Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, “duke tejkaluar vendet e ngjashme me të ardhura të ngjashme për frymë”, shkruan Kurti.

Ndryshe, sipas BB-së, brenda dekadës së fundit, vendi ynë ka shënuar progres të qëndrueshëm ekonomik.

“Gjatë dekadës së fundit, Kosova ka shënuar progres të qëndrueshëm ekonomik, me rritje prej afro 50 për qind të të ardhurave për frymë dhe ulje prej 35 për qind të shkallës së varfërisë”, thekson raporti.

Ajo ka kryer me sukses tranzicionin nga modeli i rritjes së bazuar në varësi të lartë nga flukset hyrëse të ndihmës së huaj, duke lënë pas vendet homologe me të ardhura të ngjashme për frymë, falë zgjerimit të vazhdueshëm të konsumit dhe investimeve, me shtysë të fortë nga flukset hyrëse të diasporës, investimet publike në infrastrukturë dhe thellimi financiar, në kushtet e një gjendjeje të qëndrueshme fiskale dhe një mjedisi me inflacion të ulët”, shton BB-ja.

Megjithatë, përkundër një dekade progresi, Banka Botërore thekson se papunësia dhe varfëria mbeten të larta.

 

Më Shumë

Dhimbja

Skënder Berisha Nganjëherë më ngjan se nuk e njoh Pas bredhjeve vjen në tjetër trajtë E lyer me tjera ngjyra Si blerim i shkrryer Si dritë e errësuar Që përvidhet...

65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

65 aksidente trafiku janë raportuar në polici brenda 24 orëve. 18 nga to me të lënduar, ndërsa 47 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...

Lajmet e Fundit