13.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Kurti: Sot pritet të vijnë në Kosovë edhe 53.200 vaksina anti-COVID

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar qytetarëve nëpërmjet një videomesazhi, ku u ka bërë thirrje që të vaksinohen.

Ai ka treguar se sot në Kosovë pritet të vijnë edhe 53.200 vaksina antiCOVID, ndërsa ka thënë se do të gjashtëfishohet numri i inspektorëve.

“Sot do të gjashtëfishkohet numri i inspektorëve, duke shtuar edhe 85 tjerë. Njësitë përgjegjëse janë në terren. E kemi rritur numrin e shtretërve në mbi 1600. Oksigjenimi qendror është shtrirë në spitalet rajonale. E sot pritet të vijnë edhe 53.200 vaksina. Prandaj i dashur qytetarë merre vaksinën, mbaje maskën, distanën e higjienën. Bashkë ia dalim”, ka thënë Kurti në videon që është postuar në faqen e Qeverisë së Kosovës në Facebook.

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar më 23 prill në Prizren.   Sipas informacioneve zyrtare, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes...

Prizreni shënon fitore bindëse ndaj KEK-ut

Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë dhe të merituar 5:1 ndaj KEK-u, në një ndeshje ku skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në...

Lajmet e Fundit