7.8 C
Prizren
E diel, 17 Tetor, 2021

Shtetasi i Shqipërisë nuk e pranon fajësinë se ia dha 10 euro ryshfet policit në Vërmicë

I pandehuri Qamil Halilaj, në seancën fillestare të mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, nuk e pranoi fajësinë për dhënien e 10 eurove ryshfet zyrtarit policor në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë këtij muaji.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Metush Biraj, i pandehuri Halilaj deklaroi se e ka kuptuar aktakuzën dhe se nuk e pranon fajësinë për veprën e cila i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtësi i të pandehurit Halilaj, avokati Durim Nevzati kërkoi që provat mbi të cilat bazohet aktakuza t’i dorëzohen në afat prej 10 ditësh.

Pas kësaj, gjyqtarja Raima Elezi obligoi Prokurorinë Themelore në Prizren që brenda 10 ditësh t’i dorëzojë provat e kërkuara mbrojtësit të të pandehurit Halilaj.

Me këtë, shqyrtimi fillestar përfundoi, ndërsa seanca e radhës u caktua më 10 tetor të këtij viti.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 10 gusht 2021, e ngarkon Qamil Halilajn se më 6 gusht të këtij viti, në pikën kufitare në Vërmicë, i ofroi në mënyrë të drejtpërdrejtë zyrtarit policor të Kosovës pasaportën, në të cilën i kishte futur 10 euro, në mënyrë që ky i fundit të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në momentin kur zyrtari policor e pyet të pandehurin Halilaj se përse i kishte vendosur 10 euro në pasaportë, i pandehuri Halilaj i është drejtuar me fjalët “Janë për ju, për të pirë një kafe”. Me këtë rast thuhet se i njëjti është ndaluar nga policia ku edhe i janë sekuestruar përkohësisht dokumentet e tij personale, si dhe kartëmonedha prej 10 eurove.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën “Dhënia e Ryshfetit “ nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal, e cila është e dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi

She?nim: Personat e pe?rmendur ne? ke?te? artikull konsiderohen te? pafajshe?m, pe?rvec? ne?se nga gjykata ve?rtetohet se jane? fajtore? me vendim te? forme?s se? prere?.

Më Shumë

Gjeçovi shërbëtor i Atdheut

”Je i lir me mbajtë burrninë tande, je i lir me u zhburrnu” – Kanuni i Lekë Dukagjinit Autor i një monumenti të gjuhës shqipe...

Sondazhi nga RTV Dukagjini për Prizrenin: Mytaher Haskuka i LVV-së prin me 44.5%

Sondazhi nga RTV Dukagjini për Prizrenin: Mytaher Haskuka i LVV-së prin me 44.5% RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Prizrenin, i cili është realizuar...

Donaldi zbulon arsyen e ndarjes nga Bora

Bora Zemani dhe Donald Veshaj vijojnë ende të komentohen shumë në media ndonëse i dhanë fund lidhjes së tyre pak muaj më parë. Çifti u...

Adoleshenti refugjat afgan theret për vdekje në sy të nxënësve në Londër

Një refugjat adoleshent afgan është therur për vdekje në një fushë sporti në jugperëndim të Londrës në sy të nxënësve duke luajtur ragbi. Viktima, e...

Vlora Çitaku në Prizren, kërkon mbështetjen e qytetarëve për Shaqir Totajn

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku, deputetja e PDK-së Blerta Deliu – Kodra, Luljeta Veselaj – Guta, anëtare të kryesisë qëndrore të PDK-së të shoqëruara nga bashkëshortja...

Ylli fiton bindshëm ndaj Dritës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj RC Cola Dritës me rezultat 71:106 , në kuadër të javës së pestë të Art...

Zafir Berisha thotë se do ta krijojë një liqe artificial për ta furnizuar Prizren me ujë

Zafir Berisha, kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate ka treguar se si mendon që t’i furnizojë banorët e...

Liga Unike, shorti hidhet të dielën

Nesër në orën 11:00 do të hidhet shorti për Ligën Unike, në konkurencën e meshkujve dhe atë të femrave. Te meshkujt në këtë edicion do...

Ukaj: PDK-ja e ka programin më të mirë për bizneset

Kandidati i PDK-së për kuvendar të Prizrenit, Islam Ukaj, në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar fabrikën e çokollatës "Kamila", biznesin "Fortesa" si dhe...

Arrestohet një mjek specialist i biokimisë në Prizren, dyshohet se falsifikoi testet për COVID

Një mjek specialist i biokimisë në Prizren është arrestuar të enjten nën dyshimin se në laboratorin e tij biokimik kishte lëshuar teste false për...

Skandali/ Mbi 40 mijë qytetarë kanë marrë përgjigje të gabuar të testit Covid

Zyrtarët britanikë po përballen me pyetje dhe kritika në lidhje me kompaninë e testimit Covid, “Immensa” të lidhur me rezultatet e dyshuara të gabuara...

Të shtëna me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Policia në Prizren po e heton një rast ku dyshohet se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri nga një veturë. Rasti ka ndodhur...

Barella pritet të rinovojë me Interin

Nicolo Barellla pritet të nënshkruajë kontratë të re me Interin. Sipas Gazzetas, Barella do të nënshkruajë kontratë deri në qershor 2026. Italiani do të marrë pagë...

Kosova pëson humbje nga Gjeorgjia. Rifillon ndeshja Shqipëri-Poloni

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll me humbje i ka mbyllur si vendas kualifikueset për Botëror, pasi është mposhtur nga Gjeorgjia me rezultat 1-2. Për mysafirët...

Propozohen prova të reja në rastin e rrënimit të aneks objektit “Abi Çarshia”

Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në rastin ku po akuzohet Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes...

Specialja kërkon nga Policia e Kosovës që të përgjigjen nëse mund të sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës për t’u përgjigjur në detaje nëse ata mund të sigurojnë mbrojtjen...

Lajmet e Fundit