10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kurti: Takimet në Bruksel do të duhej të mbaheshin çdo muaj, BE e ShBA t’i bëjnë trysni Beogradit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur në lidhje me dialogun me Serbinë, ku tha se takimet në Bruksel do të duhej të mbaheshin për çdo muaj.

Kurti tha se në gusht të vitit të kaluar, në Bruksel janë dakorduar që me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Më datën 18 gusht të vitit të kaluar u patëm marrë vesh në Bruksel që do të takoheshim çdo muaj. Në shtator kjo nuk ndodhi, por erdhi propozimi franko-gjerman, që e quajmë propozimi i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca dhe Gjermania dhe nuk pati takim deri më datën 21 nëntor”, është shprehur Kurti në RTK, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i qeverisë tha se beson që është dashur të kenë takime më të shpeshta sepse mospajtimi është i madh dhe besimi i ulët, por nuk e di saktësisht pse ka ndodhur kjo.

“Megjithatë kam shpresë se këtë vit do të këtë një angazhim më të madh të bashkësisë ndërkombëtare e posaçërisht të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të bëhet më shumë trysni mbi Beogradin”, tha Kurti.

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Lajmet e Fundit