25.8 C
Prizren
E premte, 2 Qershor, 2023

Kurti: “Të zhdukurit me dhunë”, termi në marrëveshjen për të pagjeturit

Kryeministri Albin Kurti rikonfirmoi sot se në marrëveshjen Kosovë-Serbi, tek çështja e të pagjeturve, është vendosur termi “të zhdukur me dhunë”.

Kurti tha se formulimi i saktë në gjuhën angleze i marrëveshjes për të pagjeturit është “forcibly disappeared” që në shqip përkthehet “të zhdukur me forcë/dhunë“.

“Kështu është termi i dakorduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjës”, tha Kurti, sipas të cilit, edhe atëherë kur do të deklarohet për personat e pagjetur, zhdukur, apo që mungojnë, gjithmonë bëhet fjalë për ata që janë zhdukur me dhunë.

“Pra shprehja ‘forcibly disappeared, është shprehja në anglisht e cila tashmë është dakorduar në Bruksel”.

I pyetur nga mediat nëse Kosova ka gati draftin për Asociacionin, kryeministri u shpreh se së pari do të analizojë së bashku me Zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi, rezultatet e takimit të realizuar në Bruksel me 4 prill.

“E mandej do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill, brenda të cilit do të ketë edhe një takim të nivelit të lartë”, tha ai.

“Mirëpo e theksoj edhe një herë se duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja e në kuadër të saj kemi një nen, i dhjeti, që është për zbatimin e marrëveshjeve më mëhershme”, tha kryeministri i Kosovës.

Megjithatë, ai tha se si një çështje urgjente në aneksin e zbatimit që u dakordua në Ohër, është pikërisht çështja e të pagjeturve nga lufta, përkatësisht e të zhdukurve me dhunë.

Më Shumë

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas policisë, tri raste...

Vdes gruaja që qëndroi 22 vite në gjendje koma nga plagët e pësuara në një sulm në Jerusalem

Një grua amerikano-izraelite ka vdekur pas 22 vitesh në gjendje kome nga plagët e pësuara në një sulm vetëvrasës palestinez në një restorant picash...

Lajmet e Fundit