5.5 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Kurti viziton BIK-un për festën e Kurban Bajramit, gjatë ditës pritet t’i takojë edhe policët e liruar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Kurti uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Për festën e Kurban Bajramit vizitën e parë e bëmë në Bashkësinë Islame për t’ia uruar myftiut Tërnava dhe bashkësisë së tij, për t’i falënderuar për rolin që e kanë luajtur në vazhdimësi. Të mirat duke i ndarë shtohen, pasi duke i ndarë bëhen të mira për të gjithë. Edhe mirëqenien duhet ta ndajmë e sakrifica ia vlen e nuk ka ditë më të përshtatshme për ta konkretizuar këtë se sa festa e Kurban Bajramit. Urime të gjithë besimtarëve”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i vendit gjatë bisedës me myftiun Naim Tërnava bëri të ditur se do t’i vizitojë edhe policët e liruar të hënën, pasi ishin arrestuar nga forcat serbe në territorin e Kosovës. /

Më Shumë

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur...

Lajmet e Fundit