14.8 C
Prizren
E mërkurë, 23 Prill, 2025

Kurti: VLAN-i do t’i bëjë institucionet, ose do të ketë protesta

AlbinKurti1205Tri ngjarje i ka veçuar kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, që nga koha kur ka mbajtur mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton. Në fjalimin e tij në mbledhjen e 17-të të këtij organi, Kurti ka folur për ngjarjet mes shumicës parlamentare dhe qeverisë në ikje, si dhe ato përbrenda shumicës parlamentare, korrupsionin në strukturat e larta të EULEX-it, si dhe për ngjarjet rajonale, që pasuan ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri.
Kurti ka thënë se shumica parlamentare vazhdon të jetë e vendosur në kundërshtimin e çfarëdo bashkëpunimi me qeverinë.

“Lajmet e ndryshme me të cilat bombardojnë mediet e regjimit kanë për qëllim që të përhapin konfuzion te qytetarët dhe ta zbusin pozitën e pavolitshme të PDK-së dhe satelitëve të saj. Edhe Thaçi gjithashtu duket i vendosur për të mos e lëshuar qeverisjen. Ai ka keqpërdorur tashmë çdo institucion shtetëror të pavarur. Njëherë përdori kushtetuesen, pastaj kryesuesen dhe tani po përdor presidenten”, ka thënë Kurti.

Ai ka shprehur bindjen se Qeveria në ikje përherë e ka luftuar republikën parlamentare në Kosovë.

Kurti ka thënë gjithashtu se Vetëvendosjes i intereson që ndërhyrjen jashtë-parlamentare ta bëjnë qytetarët, ose ta bëjë kjo parti.

“Neve na intereson demokracia dhe na intereson sovraniteti. Mënyrat për të ndërhyrë qytetarët, janë ato që dihen: protestat dhe demonstratat. Mënyrat për të ndërhyrë ne, si Lëvizje Vetëvendosje, janë duke e bindur koalicionin LAN që të konstituojë Kuvendin dhe institucionet, pa marrë parasysh reagimin e PDK-së apo të Gjykatës Kushtetuese. Tash për tash, krerët e tjerë të shumicës parlamentare nuk besojnë që duhet bërë një zgjidhje siç propozojmë ne. Nëse ata vazhdojnë të hezitojnë, ka gjasë që të fitojë mbështetje interesi i Thaçit, pra që situata të zgjidhet me ndërhyrje prej ndërkombëtarëve. Edhe për një situatë të tillë, vlen fjalia ime e fundit në seancën e fundit të Kuvendit: Nëse qëndrojmë, fitojmë!”, ka thënë Kurti.

“Nuk e di nëse të tjerët do të qëndrojnë, besoj se edhe të tjerët do të qëndrojnë, dhe, është për t’u vlerësuar fakti se kanë qëndruar tash e gati pesë muaj”, ka thënë Kurti, teksa është shprehur i bindur se VLAN-in nuk do ta prishin as ndarja e pozitave institucionale.

Kurti është ndalur gjatë edhe në serinë e shkrimeve që po boton “Koha Ditore”, e që flain për dëshmi të forta të korrupsionit në EULEX.

“Ditët e fundit ju e keni lexuar nëpër gazeta dëshminë e një prokuroreje të EULEX-it. Denoncimet e saj na tregojnë edhe një herë atë që ne e kemi ditur përherë. Drejtësia nuk mund të importohet. Demokracia nuk mund të importohet. Ato duhet të ndërtohen nga vetë shoqëria, pasi vetëm shoqëria mund ta ndërtojë shtetin e saj”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se për lirinë e Kosovës, së pari, gjakun e kanë derdhur shqiptarët, për dekada me radhë, e pastaj e morëm edhe ndihmën ndërkombëtare.

Në fjalën e tij ai ka kujtuar edhe ndeshjen e 14 tetorit në futboll, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, duke thënë se “në Beograd u shfaq edhe një herë ideologjia dhe struktura që sundon në Serbi. Ajo e racizmit, fashizmit dhe shovinizmit kundër shqiptarëve…”.

“Pas ngjarjes në Beograd, lindi edhe një ndjenjë e përbashkët, komunitare, e cila ishte shumë e dobishme”, ka thënë Kurti, që ka bindjen se “shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, në Shqipëri, në Luginë të Preshevës e në Mal të Zi, reaguan si një komb, dhe kjo është gjë e mirë”.

“Njëkohësisht, shumë njerëz të medias e kuptuan ç’është nacionalizmi serb. Shumë njerëz nëpër media filluan të përsërisin mesazhin tonë të kahershëm të fushatës nga viti 2006: “Bojkotoni produktet e Serbisë!”. Sepse Serbia na e ka pushtuar ekonominë, po na lë të varfër, po i merr fitimet nga ne për të prodhuar agresion”, ka thënë Kurti.

Më Shumë

Emilja Rexhepi thumbon Baljen: Unë nuk vendosi kushte që të formohet komunë boshnjake

Deputetjea e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi, referuar rivales së saj nga i njëjti komunitet, Duda Baljes, ka thënë se si politikane nuk...

Gjimnazi “Ruzhdi Berisha” në Dragash shënoi 56-vjetorin e themelimit

Me homazhe para bustit të Dëshmorit të kombit, Ruzhdi Berisha, dhe me një program të pasur artistik të përgatitur nga nxënësit e saj, Shkolla...

Lajmet e Fundit