Kushaj nga SBAShK-u: Ende s’kemi rezultat nëse do të pezullohet greva, Qeveria të procesojë pagat për mësimdhënësit

Anëtari i Këshillit Grevist të SBAShK-ut, Reshit Kushaj, ka thënë se ende s’i kanë marrë rezultatet nga kryetarët e këshillave grevistë komunal për pezullimin apo jo të grevës.

Kushaj tha se do të mbahet një me të gjithë kryetarët e këshillave grevistë komunal dhe do t’i pranojnë rezultatet e ecurisë së grevës por edhe mendimet e anëtarësisë sindikale rreth grevës.

“Kjo ishte kërkesë e anëtarësisë nga dita e djeshme kur ne e kemi shpërndarë shkresën me përmbajtje që ata ta bëjnë analizën e grevës dhe anëtarësia ka kërkuar që t’u jepet pak më shumë hapësirë për të analizuar më qetë dhe më kujdesshëm situatën”, është shprehur Kushaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se në bazë të informacioneve që kanë, pagat për mësimdhënësit ende s’janë procesuar, teksa i bëri thirrje qeverisë që një gjë të tillë ta bëjë sa më shpejt.

Më Shumë

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit