10.9 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Kushtetuesja (edhe) mund të mos e zgjidhë ngërçin politik

Kuvendi Kosoves 14-17Përmbajtja e opinionit të Gjykatës Kushtetuese pas seancës dëgjimore të 21 gushtit në lidhje me procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit mund jetë vendimtar nëse vendi do të shkojë drejt formimit të institucioneve apo kah zgjedhjet e reja të parakohshme.

Pas dëgjimit të palëve, përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës në njërën anë dhe bllokut LDK, AAK dhe Nisma në anën tjetër, paneli i gjyqtarëve do të mblidhet për komentet përfundimtare dhe më pas do të marrë vendimin me anë të votimit të fshehtë.

Mirëpo, tek partitë e përfshira në këtë proces nuk është përjashtuar asnjëherë fakti që Kushtetuesja mund edhe të mos e zgjidhë përfundimisht çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Sidomos situata do të komplikohej nëse vendimi i Kushtetueses e rikthen seancën konstituive në pikën e 3, menjëherë pas dhënies së betimit të deputetëve.

Çështja më kontestuese mbetet nëse Kushtetuesja mund apo nuk mund të japë opinionin rreth problemit kryesor se kush mund të propozojë i pari kandidatin për kryetar, vetëm partia fituese e zgjedhjeve apo ka edhe një rast të dytë për opozitën, sikurse në rastin e kryeministrit dhe qeverisë. /Tribuna/

Më Shumë

Kryetari i Nju-Jorkut bën iftar me reperin shqiptar, Action Bronson

Zohran Mamdani u ul me reperin e njohur me prejardhje shqiptare, Action Bronson, për episodin më të ri të “Fuck That’s Delicious”. Dyshja u takua...

Qau pas humbjes ndaj Turqisë, Kryeziu: Për gjeneratën time, Kosova s’është vetëm ekip por histori, sakrificë e krenari

Ismet Kryeziu, nga KDI, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kërkuar falje rreth reagimit që ai ka pasur pas humbjes së Kosovës...

Delirium

Lajmet e Fundit