Kuvendi i Prizrenit ndan nga 10 mijë euro për Turqinë dhe Skenderajn

Kuvendi Komunal i  Prizrenit ka marrë vendim  për ndarjen  nga 10 mijë euro për  vendet e prekura nga tërmeti në Turqi dhe   Komunën e Skënderajt, që muajin e shkuar ishte goditur nga përmbytjet e shkaktuara nga të reshurat atmosferike.

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, tha  se veprimi ka të bëjë me keqardhjen për humbjen e jetëve njerëzish dhe për dëmet e shkaktuara.

“Përmes kësaj shume simbolike, dëshirojmë të shprehim qëndrimin tonë dhe keqardhjen tonë lidhur me tragjedinë që ka ndodhur atje. E njëjta gjë vlen edhe për Skenderajn, edhe pse atje dëmet janë shumë të vogla dhe shuma që ne planifikojmë të ndajmë mund të ketë një efekt pak më të madh”, tha  Totaj.

 

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit