15.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Kuvendi i Prizrenit nuk e miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021-2023

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e fundit të organit më të lartë vendimmarrës lokal nuk e kanë aprovuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021-2023.

Përfaqësuesit e partive opozitare kanë theksuar se kjo kornizë është përpiluar pa i përfshirë kërkesat e qytetarëve dhe pa i konsultuar subjektet politike të KKsë. Njëherësh i kanë bërë thirrje ekzekutivit komunal që t’i ndryshojë këto praktika.

Lidhur me këtë çështje kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, të martën ka bërë të ditur se Komuna vjet ka mbajtur dëgjime publike për KAB-in, por se këtë vit mbajtja e tyre ka qenë e pamundur për shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe rekomandimeve të IKSHPK-së, transmeton KOHA.

Sipas tij, kërkesat e qytetarëve sivjet janë mbledhur nëpërmjet qendrës së thirrjeve, përmes platformës digjitale dhe postës elektronike të Shtabit Emergjent, dhe se për këto qytetarët janë njoftuar nga televizionet lokale.

“Me këtë KAB-i është hartuar në përputhje me kërkesat dhe sugjerimet që janë drejtuar nëpërmjet këtyre tri metodave. Mirëpo asamblistët e Kuvendit, duke pasur ankesa se këtë vit nuk ka pasur dëgjime publike, nuk kanë miratuar këtë kornizë”, është shprehur Haskuka në rrjetet sociale.

Ai ka shtuar se kjo nuk është hera e parë që në Kuvend nuk kalon një pikë e tillë e rëndësishme, e që është në interesin e qytetarëve, “meqë më parë edhe propozim-vendimi për rishikim të buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2020, e cila ishte kërkuar nga Ministria e Financave, nuk kishte marrë miratimin e asamblistëve”.

Më Shumë

Trajneri i Bashkimit flet para ndeshjes me Trepçën: Askush s’është i pathyeshëm, ne do ta fitojmë trofeun

Superliga e Kosovës në basketboll po shkon drejt fundit dhe tashmë ka nisur seria finale. Pas një super sezoni, Klubi Basketbollistik, “Bashkimi” dhe “Trepça”, kanë...

Digjet një shtëpi në Savrovë të Suharekës, nuk ka të lënduar

Një shtëpi në fshatin Savrovë të Suharekës është përfshirë nga flakët mëngjesin e së hënës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha...

Lajmet e Fundit