Kuvendi Komunal i Prizrenit mbajti seancën solemne me rastin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Kuvendi Komunal i Prizrenit sot mbajti seancë solemne me rastin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Krahas kryetarit të Komunës së Prizrenit, kryesuesit, nënkryetarëve, kuvendarëve dhe drejtorëve komunalë, në këtë seancë morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta, Policisë së Kosovës, Forcave të Sigurisë, Universitetit të Prizrenit, Spitalit Rajonal, si dhe përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile.

Nga 5 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 4 super filma të ndryshëm

Seanca filloi me një minutë heshtje për nder të dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri, ndërsa më pas fjalën morën shefat e grupeve kuvendare, të cilët në emër të grupeve të tyre kuvendare kujtuan sakrificën e dëshmorëve e të martirëve, dhe në veçanti të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

Krejt në fund fjalën e mori kryetari i Komunës së Prizren, Mytaher Haskuka, i cili ndër tjerash tha se bazamenti i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës është po aq e drejtë sa lufta e e Adem Jasharit, po aq e sinqertë sa sakrifica e tij dhe po aq e fortë sa gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve të kombit.

Aktivitetet komunale me rastin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së do të vazhdojnë me vizitën në Gorozhup dhe mbjelljen e 59 fidaneve në lokacione të ndryshme të Komunës. Ndërkaq në shkollat e komunës së Prizrenit, ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së, si datë me rëndësi të veçantë për shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar.

Më Shumë

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Lajmet e Fundit