Ky është 23-vjeçari nga Rahoveci i cili vdiq nga rrufeja

Pasditen e djeshme 23-vjecari nga fshati Xërx i komunës së Rahovecit, Refki Kabashi, vdiq pasi u godt nga rrufeja derisa ishte duke punuar në një arë në qytetin e Gjakovës.

Bashkë me Refkiun ishte duke punuar edhe Shkëlzeni, 37 vjeçar nga fshati Celinë i cili po ashtu mori lëndime të rënda trupore nga rrufeja.

Varrimi i 23-vjecarit do të bëhet sot.

Ndërkohë, ngushëllime për vdekjen e të riut ka bërë edhe Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit. Mirëpo përveç ngushëllimeve, Latifi, nuk ka dhënë detaje nëse si komunë do t’i dalin në ndihmë familjeve.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/ky-eshte-23-vjeeari-nga-rahoveci-i-cili-vdiq-nga-rrufeja-556349/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit