Ky është Meshari i Gjon Buzukut

meshari1Paraditen e sotme në hollin “Nënë Tereza” të Presidencës së Republikës është ekspozuar një kopje e veçantë e librit të parë në gjuhën shqipe, e “Mesharit” të murgut Gjon Buzuku (1555).

Ky libër i rrallë me vlera historike dhe kulturore u bë dhuratë nga Ati Shenjtë, Papa Françesku I gjatë vizitës së tij në Tiranë më 21 shtator 2014. Një kopje në formë CD-je e “Mesharit” iu dorëzua edhe Drejtorisë Qendrore të Arkivit të Shtetit.

Në frymën e festimit të Krishtlindjes, ditën e enjte (nesër), më 25 dhjetor 2014, Presidenca do të hapë dyert për publikun e interesuar të shikojë nga afër kopjen e “Mesharit” të Gjon Buzukut nga ora 11:00 deri në orën 14:00.

Më Shumë

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit