22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Ky është viti i trazirave

Dukagjin_Gorani1Analisti Dukagjin Gorani e ka akuzuar lidershipin e Kosovë për qasjen ndaj shtetit dhe komunitetit serb. Ai ka thënë se qeveritë e Kosovës dikur i përqeshnin përfaqësuesit serbë, Nenad Rashicin e Petar Mileticin, ndërsa tani duhet t’i durojnë Aleksandar Jablanovicin e Branimir Stojanovicin me deklaratat e tyre kundër shqiptarëve dhe Kosovës.
“Ja ku ndodhemi sot: duhet t’i mbushim rrugët tona me protestues, të ndjemi të fyer për shkak të disa rrugaçëve serbë, sidomos për faktin se liderët tanë ‘historikë’ vendosën të koriten historikisht për shkak të dëshirës për pushtet”, ka thënë Gorani për Epokën e Re.

Gorani ka deklaruar se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi e dinë se me shkarkimin e Jablanovicit dhe Listës Serbe është edhe fundi i Qeverisë.

Duke i parë zhvillimet e gjithëmbarshme në Kosovë, Gorani vitin 2015 e ka vlerësuar vit të trazirave.

“Mustafa e Thaçi ndodhen para një sfide të pamundshme. Vazhdimi i kësaj qeverie nënkupton humbje të mëtutjeshme të autoritetit historik, kurse dalja në zgjedhje: humbje të votave”.

Më Shumë

Prishja e busollës  

Blerim Shala Asgjë më nuk është si ka qenë më para. Madje, as Evrovizioni. Festivali i këngës evropiane, i cili kësaj here u mbajt në Malme ...

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Një person ka humbur jetën në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymë. Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 19:30. “Raportohet se viktima mashkull...

Lajmet e Fundit