13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Modric po largohet nga Real Madridi – ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Maestro kroat Luka Modric ka marrë një vendim – epoka e tij me klubin mbretëror ka përfunduar. Akti i fundit do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund më 1 qershor.

Siç mëson mediumi kroat Germanijak, Luka ka porositur tashmë disa javë më parë dhurata lamtumire dhe sipas informacioneve të tyre rreth 50 orë me gdhendje. Mbi to do të shënohen vitet e qëndrimit të tij në Madrid, 2012 dhe 2024, por edhe një detaj i veçantë brenda saj – një foto e tij.

Ndoshta ai i porositi dhuratat pikërisht kur u bë lojtari më i vjetër dhe më i trofeshëm në historinë e klubit të madh. Përkatësisht, katër raunde para përfundimit të këtij sezoni, Real Madridi siguroi titullin e 36-të të kampionatit spanjoll.

Me fitimin e këtij titulli, kapiteni i kombëtares kroate hyri edhe një herë në librat e historisë së Los Blancos. Modric fitoi trofeun e 25-të si lojtar i Real Madridit dhe kështu hyri në shoqëri me tre lojtarë të tjerë: Marcelo, Karim Benzema dhe bashkëlojtarin aktiv – Nacho Fernandez.

Spanjollët “kurorëzuan” Modricin pasi u bë lojtari më trofetar në historinë e Real Madridit.

Në finalen e Ligës së Kampionëve ai ka mundësinë të fitojë një trofe të ri, e njëkohësisht edhe mundësinë për të fituar për të gjashtën herë Ligën e Kampionëve.

Luka u ngjit në majën e Evropës për herë të parë në vitin 2014 nën drejtimin e trajnerit aktual Carlo Ancelotti. Më pas pasoi një het-trik nga viti 2016 në 2018 gjatë periudhës kur Real Madridi drejtohej nga Zinedine Zidane.

Sërish me Ancelottin në stol, Modric dhe Real Madridi kanë fituar edhe në vitin 2022. Nëse fiton të gjashtin, Luka do të shkruajë sërish historinë si lojtari me më shumë fitore në Ligën e Kampionëve.

Përveç kësaj, Modric u bë lojtari më i vjetër i Real Madridit në La Liga. Ai parakaloi legjendarin Ferenc Puskas. Modric e arriti atë në moshën 38 vjeç e 238 ditë. /Telegrafi/ 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Kurti: Prodhuesit e Mamushës japin kontribut të madh në ekonominë e Kosovës

Një numër i madh të ftuarve të nivelit të lartë nga Kosova, Turqia si dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në Festivalin e 15-të...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, gjatë ditës mund të ketë shi e rrufe

Ditën e enjte mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.   Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira do të intensifikohen...

Lajmet e Fundit