Kylian Mbappe raportohet se është duke konsideruar një kalim te Liverpool nga Paris Saint-Germain në afatin kalimtar të verës.
25-vjeçari ka vazhduar të shkëlqejë në kryeqytetin francez këtë sezon, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë dy asistime në vetëm 16 ndeshje të Ligue 1.
Mbappe ka fituar tashmë një Kupë Bote me Francën në 2018 dhe është lidhur me një largim nga “Parc des Princes”.
Që kur u transferua përgjithmonë te PSG nga Monaco në verën e 2018, sulmuesi ka shënuar 212 gola në 238 paraqitje për kampionët e Francës.
Sipas gazetës franceze, “Le Parisien”, Liverpool është në garën për të siguruar shërbimet e Mbappe në fund të sezonit. Raporti pretendon se sulmuesi i klasit botëror po shqyrton opsionet e tij përpara dritares së verës, një nga të cilat është një kalim në “Anfield”.
Mësohet se trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është shumë i etur për të sjellë Mbappe-n në Merseyside në fillimin e sezonit 2024-25.
Me marrëveshjen e francezit në “Parc des Princes” që skadon në qershor, ai është i lirë të flasë me klubet e tjera për një lëvizje të mundshme në dritaren e verës.
Është raportuar gjerësisht se Real Madrid-i është favorit për nënshkrimin e Mbappe-s, edhe pse klubi spanjoll nuk është i vetëm në interesin e tij.
Liverpool do të bëjë një përpjekje serioze për të nënshkruar me 25-vjeçarin dhe ai nuk po përjashton një transferim në “Anfield” në këtë fazë.
Nëse Mbappe do të transferohej në “Bernabeu”, sugjerohet se ai do të fitonte dy herë më shumë se shokët e tij më të paguar, një fakt që mund të shkaktojë trazira në dhomën e zhveshjes.
Para pushimit dimëror në Francë, Mbappe shënoi një dopietë të shkëlqyer për PSG-në gjatë fitores së tyre 3-1 në shtëpi ndaj Metz-it, duke e dërguar skuadrën e Luis Enrique pesë pikë përpara Nice-s së vendit të dytë në renditjen e Ligue 1. Albanian Post